Rey Manaj: Synojmë 3 pikët ndaj Spanjës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:05

Rey Manaj: Synojmë 3 pikët ndaj Spanjës

Në një konferencë për mediat sulmuesi i kombëtares Manaj tha se ndaj Spanjës do të tentojnë të fitojnë.

Rey Manaj: Kur mbaron ndeshja fillon të mendosh dhe besoj se mund të kishim arritur të merrnim 3 pikët. Presim sot në darkë si do të shkoje Spanja me Italinë. Nëse fiton Spanja besoj se mund të kemi më shumë shanse. Do të punojmë këto tre ditë për të bërë historinë ndaj Spanjës dhe të marrim një trepikësh ndaj Spanjës

Manaj: Ndeshja me Italinë besoj që goli që e bëmë shumë shpejt na bëri që të ulemi shumë. Ata kanë kualitet po ashtu edhe Kroacia. Pjesët e para kanë qenë më të mirat që kemi bërë gjithë këto vite. Na demoralizoj goli i parë me Kroacinë, sepse ekipi e donte shumë fitoren. Po pastaj Klausi e bëri golin e barazimit por edhe lojtarët e stolit na ndihmuan, mirë që vajti ashtu.

Si për çdo sulmues, goli është shumë i rëndësishëm. Këtu jemi një ekip dhe ai është gjëja më e rëndësishme, që të kalojë para.

Besoj se Spanja është ekip shumë i madh. Po të mundi sot Italinë kemi më shumë shpresa. Kanë lojtar të mëdhenj si Rodri dhe Morata. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të bëjmë maksimumin deri në fund.

Normalisht kur mbaroi ndeshja, sepse shënuam në minutën e 90+5-tw ishim të kënaqur edhe me barazimin. Kryesore ishte të fitonim ndeshjen, për hir të pjesës së parë dhe atyre 20 minutave të të dytës, por kur luan me ekipe të mëdha çdo që mund të ndryshojë për pak minuta.

S’ka rëndësi kush e bën golin, rëndësi është të fitojmë me Spanjën dhe të kalojmë grupin.

Ekipi është shumë i motivuar, ndeshja e fundit është vendimtare. Lojtarët do jenë të përqendruar 100%. Emocionet janë të mëdha sepse është Kampionat Europian, gjithë Shqipëria dhe bota e shikon.

Të gjithë lojtarët fitoren me Spanjën duam.

Besoj që në pjesën e dytë edhe Kroacia donte të sulmonte sepse në pjesën e parë nuk kishin hapësira. Ato 2 ndërrimet që bëri Kroacia, erdhën presuan shumë lart dhe hapën hapësira. Besoj se mund ta menaxhonim më mirë ato 20 minutat e para. Por tani le të fokusohemi te Spanja.

3 lojtarët që kanë shënuar golat, i kanë bërë shumë bukur dhe deçiziv.

Normalisht ne donim të mbyllnim ndeshjen. Nuk është e lehtë t’i kapësh në kundërsulm, sepse qëndruam shumë në mbrojtje dhe nuk kishim fuqi t’i kapnim në kundërsulm.

Besoj se edhe Spanja ka mbrojtës shumë të mirë. Shpresoj që Kombëtarja të eci sa më para, ajo ka më shumë rëndësi jo individualiteti.

Normalisht duhet të futemi me Spanjën edhe më fort se me Kroacinë. Duhet të jemi të përqendruar sepse është ndër ekipet më të mira në botë. Duhet të japim maksimumin nga minuta e parë deri në fund.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?