FIFA: Maqedonia e Veriut bie për dy pozita, Kosova për tre, Shqipëria nuk lëviz

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:06

FIFA: Maqedonia e Veriut bie për dy pozita, Kosova për tre, Shqipëria nuk lëviz

Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve.

Kosova, sipas të dhënave të fundit, ka rënë për tri pozita, nga 102 ku ishte më 15 shkurt, në 105 në publikimin e sotëm. Gjithashtu edhe Maqedonia e Veriut ka rënë për dy pozita.

Ndërkaq, Shqipëria ka mbetur në pozitën e njëjtë, atë të 66-tën.

Kosova në tri ndeshjet e fundit miqësore ka arritur një fitore dhe dy humbje. Armeninë e mposhti me rezultat minimal 1-0 si mysafir, ndërsa u mposht nga Hungaria dhe Norvegjia me rezultat 2-0 respektivisht 3-0.

Shqipëria në anën tjetër, nga katër miqësoret e zhvilluara nga marsi i këtij viti, ka arritur dy fitore dhe dy humbje, kurse në Evropianin që po zhvillohet aktualisht, deri më tani ka një humbje dhe një barazim.

Pozita e parë, e dytë dhe e tretë mbetet të pandryshuar, me Argjentinën, Francën e Belgjikën, kurse Brazili dhe Anglia i kanë ndërruar pozitat nga matjet e fundit, dhe aktualisht gjenden në pozitën 4, respektivisht të 5-të.

Në pozitën e 6 është Portugalia, e pasuar nga Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia, që përmbyllin top-10. /Klankosova.tv

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?