Daouda Bamba sulmues i ri i Shkëndijës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:58

Daouda Bamba sulmues i ri i Shkëndijës

Në Tetovë zbarkon sulmues me bagazh të madh golash, pa kursyer gjigandët e Turqisë, Gallatasaray e Beshiktash.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Daouda Karamoko Bamba. 29 vjeçari vjen për të përforcuar sulmin kuqezi, derisa me vete sjell përvojë të madhe nga paraqitjet e tij paraprake, mes tjerash në futbollin e Turqisë.

Pasi ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore, Bamba ka firmosur kontratë 2 vjeçare me Shkëndijën.

“Falënderoj të gjithë në klub për mikëpritjen, unë jam vërtet i lumtur që jam këtu. Kur oferta erdhi, sigurisht hulmtova dhe pashë se klubi ka ambice të mëdha. Kamer Qaka gjithashtu është miku im, më ka folur shumë mirë për klubin, për tifozët, për njerëzit që jetojnë në Tetovë. Personalisht, sa i përket efektit individual shpresoj të mund të ndihmoj ekipin duke shënuar gola”, është shprehur Daouda Bamba, pasi firmosi kontratën 2 vjeçare me kuqezinjtë.

Bamba te kuqezinjtë vjen nga ekipi turk, Umraniyespor, me të cilët është në kontratë deri më 30.06.2024, ndërsa bëhet lojtar i Shkëndijës (kontrata hyn në fuqi) nga 1 korriku. Në Turqi ka luajtur edhe me Altay-n, një kampanjë kaloi te CSKA e Sofjes, derisa 6 sezone është paraqitur me Kristiansund në elitën e futbollit të Norvegjisë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:58