Austria gjen tre pikët e para në Euro 2024, Polonia me një “këmbë jashtë”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 20:03

Austria gjen tre pikët e para në Euro 2024, Polonia me një “këmbë jashtë”

Austria koleksionoi trepikëshin e parë në Grupin D, teksa mposhtën 1-3 Poloninë. Në Olympiastadion të Berlinit, austriakët kaluan të parët në avantazh me anë të Trauner që shënoi në minutën e nëntë. Megjithatë, polakët gjetën forca dhe barazuan pa u mbyllur pjesa e parë me anë të Piatek.

Në fraksionin e dytë, Austria u shfaq më kërkuese dhe u shpërblye në të 66-tën me Baumgartner që goditi bukur në hyrje të zonës. 12-minuta më pas, Austria realizoi edhe golin e tretë dhe të sigurisë teksa Arnautovic mposhti nga pika e bardhë portierin Shezni.

Kështu, pas ndeshjes së dytë në Grupin D, Austria ngjitet në kuotën e tre pikëve dhe në ndeshjen e fundit do të përballen me Holandën. Nga ana tjetër, Polonia mbetet në kuotën e zero pikëve dhe me ndeshjen e fundit që e luajnë me Francën, mund të konsiderohen si me një “këmbë jashtë” Europianit.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 20:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?