Mourinho befason mediat turke me veprimin e tij gjatë seancës stërvitore të Fenerbahces
Jose Mourinho ka nisur parapërgatitjet për sezonin e ri pasi mori drejtimin e Fenerbahces, ndërsa tani mediat turke kanë mbetur të befasuara me veprimin e teknikut portugez.
Fenerbahce ishte ekipi i 11-të për Mourinhon në karrierën e tij të pasur si trajner pasi u shkarkua nga Roma në janar.
Ish-trajneri i Chelseat ishte lidhur me një kalim në Ligën Premier po ashtu edhe në Superligën e Arabisë, por ai nënshkroi një kontratë dy vjeçare për të zëvendësuar Ismail Kartalin.
Fenerbahce është ekipi më i suksesshëm në histori të futbollit në Turqi, por nuk e ka fituar titullin e ligës që nga viti 2014.
Mediat ishin mbledhur anash fushës për të parë “The Special One” në aksion dhe mbetën të befasuar nga veprimi i tij.
Sipas gazetarit turk Sercan Hamzaoglu, Mourinho shkoi tek gazetarët dhe i përshëndeti ata me një sjellje të sinqertë dhe të përzemërt.
Portugezi do të ribashkohet me mesfushorin brazilian Fred pasi dyshja kishin punuar më herët së bashku tek Manchester Unitedi, madje Mourinho kishte pranuar haptas se nuk e deshi transferimin e tij.
Fenerbahce mund të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm por fillimisht duhet të kalojnë fazat kualifikuese të kësaj gare.