Spanja kalon në epërsi me golin e Ferran Torres
Spanja ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë në ndeshjen e cila po luhet në Dusseldorf të Gjermanisë.
Një pasim dinak i Dani Olmos në minutën e 12-të bëri që Torres ta shfrytëzojë atë në maksimum dhe me lehtësi të shënojë përballë Strakoshës për 1-0.
Deri në këto minuta Shqipëria po luante mirë duke ushtruar presion tek kundërshtarët, por ishin të pafat në pësimin e golit./Telegrafi/