Shkëndija humbi miqësoren kundër Llapit në Tetovë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 20:21

Shkëndija humbi miqësoren kundër Llapit në Tetovë

Kuqezinjtë vazhdojnë fazën përgatitore derisa pasditën e sotme kanë lënë pas ndeshjen e tretë kontrolluese. Pas fitoreve ndaj Tikveshit (1:0) dhe Tiranës (1:0), Shkëndija sot në Tetovë u mund 0:2 nga Llapi i Podujevës.

Me disa ndryshime në formacion trajneri Jeton Beqiri pjesën e parë provoi të shihte si do gjendej skuadra me këtë përbërje, por përveç startit të mirë me një presion të lartë, në vazhdim nuk arritëm të rrezikonim seriozisht Llapin e vendosur mirë në fushë e që shfrytëzoi dy momente me Adem Maliqin (15’ dhe 42’) kur goditjet ndaleshin në rrjetën e Ferat Ramanit për epërsi 2:0 të ekipit kosovar pas pjesës së parë.

Fraksioni i dytë solli 6 ndryshime në formacion, Taleski mori pozitën e tij në portë, mbrojta pa të rreshtuar Trumçin, Meliqin, Caken e Merxhanin, në mesfushë Totre i’u bashkua Reshat Ramadanit, Shala zuri vendin standard si sulmues i majtë, Krasniqi u kthye si organizator (pjesën e parë luajti si sulmues i avansuar), Krstevski në të djathtë, ndërsa në krye të sulmit u vendos Ademi. Ndryshimet sollën një qasje të re dhe Shkëndija dominoi gjithë pjesën e dytë, por nuk arriti të shënojë vetëm falë pritjeve spektakolare të portierit të dytë të miqve, Vokli Laroshi. Krstevski, Totre e Ademi në disa raste rrezikuan por pa sukses, derisa Laroshi ishte në nivel edhe në 11-të metërshin e gjuajtur nga Shala (61’). Taleski që hyri në lojë në pjesën e dytë solli dy super pritje, derisa në anën tjetër Laroshi vazhdonte të bënte mrekulli në portën e Llapit, duke qenë më i merituari që kuqezinjtë në pjesën e dytë nuk arritën dominimin dhe shanset t’i përkthenin në gola.

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Golashënues: Maliqi 15’ dhe 42’ (Llapi).
SHKËNDIJA: Ramani, Trumçi, Cake (c), Adili, Webster, Qaka, R. Ramadani, Jakupi, F. Ramadani, Krstevski, Krasniqi.
Luajtën edhe: Nga min. 46’ Taleski, Meliqi, Merxhani, Totre, Shala, Ademi. Nga min. 73’ Kurti, nga min. 77’ Rexhepi, nga min. 80’ Nuhija.
Trajner: Jeton Beqiri /tvklan.mk/

40
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 20:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
40
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?