Lamine Xhamal ka një arsye më shumë për të festuar. Përveç kualifikimit në fazën e 1/8 e finaleve në Europian, Lamine tashmë ka kaluar me sukses edhe provimin e lirimit i njohur si “ESO”.
Sipas “Kadena Kope”, 16-vjeçari e ka marrë vesh lajmin të enjten. Pas fitores ndaj Shqipërisë që vulosi kalimin në 1/8 e turneut si kryesues dhe me pikë të plota, pa pësuar gol në fazën e grupeve dhe dy ditë para ndeshjes kundër Gjeorgjisë, Lamine mori këtë lajm në grumbullimin e “La Roja”-s në Donaueshingen.
Që para udhëtimit drejt Gjermanisë, Lamine Xhamal deklaronte se ditët në Gjermani do të ishin mjaft të ngarkuara, sepse përveç ndeshjeve, ai duhet të mendonte dhe shkollën, të cilën e ka ndjekur “online”.
Në fushë ai ka shkëlqyer kundër Kroacisë, Italisë dhe në ato pak minuta që u aktivizua kundër Shqipërisë. Por me sa duket ai nuk ka lënë pas dore as provimet, që i ka kaluar dhe ato me sukses.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
28 Qershor, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.