Orë vendimtare për Zirkzee, ndërsa Milan mendon edhe për sulmuesin e Feyenoord

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Korrik, 2024 08:57

Orë vendimtare për Zirkzee, ndërsa Milan mendon edhe për sulmuesin e Feyenoord

Joshua Zirkzee mbetet objektivi i parë dhe më i madh për merkaton e Milanit, me klubin që dëshiron të zëvendësojë Olivier Giroud pas 3 sezonesh.

Nga 1 korriku është aktivizuar klauzola e lirimit prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij, shifër që Milani e ka bërë të ditur tashmë se është i gatshëm ta paguajë, por ende nuk është gjetur një marrëveshje me agjentët e lojtarit, të cilët kërkojnë 15 milionë euro komisione.

Drejtuesit e “kuqezinjve” po punojnë në këtë drejtim dhe sipas medieve italiane momenti i zgjedhjes është shumë afër.

Por, jo vetëm Milani është aty, pasi për holandezin interesohet edhe Manchester United.

Në rast se nuk do të arriheshin marrëveshja dhe pista Zirkzee dështon, Moncada, Furlani dhe Ibrahimovic do të detyroheshin të shikonin diku tjetër, në këtë kuptim alternativat mbajnë emrat e Lukakut dhe Abraham, por nuk përjashtohet edhe Santiago Gimenez, me Feyenoord që e vlerëson lojtarin 50 milionë euro.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Korrik, 2024 08:57