6 “iberikë” janë shpallur lojtarë të ndeshjeve

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 17:03

6 “iberikë” janë shpallur lojtarë të ndeshjeve

Kanë qenë të parët në gjithçka.

Spanja është e shkëlqyer në Euro 2024, me një moment të vetëm negativ siç ishte penalltia që nuk iu dha Gjermanisë në çerekfinale, ndërsa në çdo gjë tjetër “Iberikët” i lanë të gjithë prapa.

Përveçse i kanë fituar të 6 sfidat e këtij kampionati, “Furitë e Kuqe” kanë merituar edhe trofeun e Lojtarit të Ndeshjes.

Në gjysmëfinalen kundër Francës, më i miri u shpall Lamine Yamal, i cili shënoi edhe golin e shkëlqyer të barazimit dhe padyshim, që adoleshenti që mbush 17 vjeç në vetëm pak ditë, ishte tepër i lumtur.

Një raund më parë, në çerekfinale, me të drejtë më i miri i përballjes ishte Dani Olmo, njeriu që zëvendësoi të dëmtuarin, Pedri që në fillim, dhe që shënoi golin e avantazhit të parë 1-0, e pastaj shërbeu asistin për rrjetën që siguroi fitoren ndaj “Pancerva”, nga Mikel Merino.

Kundër Gjeorgjisë, në raundin e dytë të Evropianit, lojtari më i mirë i sfidës ishte “ylli” i Qyetarëve, të Manchester City, Rodri, i cili shënoi golin e barazimit, në suksesin, 4 me 1, vrapoi 12 kilometra dhe ishte 93% i saktë në pasime.

Në fazën e grupeve, në ndeshjen ndaj Shqipërisë, më i miri u shpall autori i golit të vetëm, Ferran Torres i “Katalanasve”, të Barcelona.

Në sfidën kundër Italisë, njeriu që u dallua më shumë ishte lojtari tjetër i krahut, Niko Williams, dhe që detyroi “shtatlartin” Calafiori, të shkaktonte autogol, ndërsa në betejën e parë të Spanjës në Evropian, kundër Kroacisë, lojtari i ndeshjes u zgjodh Fabian Ruiz i PSG, që realizoi një gol të mrekullueshëm.

34
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 17:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
34
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?