Yamal shijon momentin e lavdisë: Europianin e fundit e kam parë në një qendër tregtare, tani jam në finale

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 14:36

Yamal shijon momentin e lavdisë: Europianin e fundit e kam parë në një qendër tregtare, tani jam në finale

Sulmuesi Lamine Yamal shijon momentin e tij të lavdisë ndërkombëtare.

Pas pak ditësh ai do të mbushë 17 vjeç, por mosha e tij shumë e re nuk e pengoi të shkojë në finalen e Euro 2024 si protagonist në radhët e Spanjës së tij.

Ai realizoi golin e tij të parë në një Europian, një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zone ndaj Francës, duke udhëhequr ekipin e tij në një moment të vështirë.

Një lojtar që po tregon personalitet edhe pse ende adoleshent.

Yamal kujton një episod mjaft interesant të jetës së tij, kur kujton se ku ishte duke parë një event të tillë tri vite më parë: “Në minutën e 60-të fillova të mendoja se do të shkonim në finale, por nuk e shprehja deri sa ra bilbili”.

“U gëzova shumë, sepse mbaja mend si dhe ku kam përjetuar kampionatin e fundit europian të futbollit. Asokohe kam qenë në një qendër tregtare me shokët e mi për të parë ndeshjes. Sot jam shumë i lumtur, pasi jam në finalen e këtij turneu”, tha Yamal.

“Për mua është një ëndërr që bëhet realitet, të jem në finalen e një Europiani. Ndaj Francës nuk e di nëse ishte goli më i mirë i të gjithë kompeticionit, por për mua ishte më i veçanti, sepse ishte goli im i parë me kombëtaren”, tha Yamal.

37
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 14:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
37
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?