Dy top klubet angleze në garë për sensacionin turk Ferdi Kadioglu

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 14:42

Dy top klubet angleze në garë për sensacionin turk Ferdi Kadioglu

Ferdi Kadioglu ka qenë një nga futbollistët më të mirë gjatë Kampionatit Evropian Euro 2024.

Mbrojtësi i majtë turk ka pasur paraqitje të shkëlqyera në Euro 2024 me fanellën e Kombëtares së Turqisë, duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Manchester United dhe Arsenal e kanë bërë prioritet transferimin e mbrojtësit të majtë nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar veror.

Por jo vetëm dy klubet angleze, pasi lojtari pëlqehet shumë edhe nga Borussia Dortmundi dhe Milani, në rast se Rossonerët shesin Theo Hernandez.

Duket e vështirë që Fener të heq dorë nga ylli kryesor i skuadrës, megjithatë mediat turke kanë raportuar se largimi i tij nga Stambolli mund të bëhet vetëm për një shumë të lartë.

Në rast se vije një ofertë prej 35 milionë eurove, atëherë Ferdi Kadioglu mund të largohet nga Stambolli.

Dortmund nuk është në gjendje të ofrojë këtë shumë, derisa dy top klubet angleze po dhe ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit anësorë.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 14:42