Kapiteni i Holandës Virxhil Van Dijk tha se edhe arbitrave duhet t’u kërkohet llogari kur bëhet fjalë për vendime që ngjallin debate. Sipas mbrojtësit, penalltia e dhënë nga VAR duhet pranuar dhe ekipi duhet të shkojë përpara.
“Disa vendime, si përshembull kur unë mora kartonin e verdhë, ishte i panevojshëm, por disa vendime nuk shkuan siç ne donim e nuk dua t’ia hedh fajin kësaj për humbjen e takimit. Sigurisht pati impakt te loja disa herë e është e dukshme që çdokush po përpiqet të ndihmojë arbitrat në ditët e sotme. Por ata në disa raste duhet që të japin llogari!”
Kapiteni i tulipanëve nuk preferoi të komentonte më shumë për gjyqtarin, pavarësisht debatit për arbitrimin. Ai kujtoi se Feliks Zvajer gjykoi edhe sfidën kunder Rumanisë në Europian, ku bëri një punë të mirë.
“Tani ju doni që të më hapni mua probleme? Ju takon juve për të diskutuar për gjykimin e tij!”
Holanda ka humbur 4 gjysmëfinale që pas fitimit të titullit në Euro 1988. Për “tulipanët” nis nje periudhë pushimi, për të rinisur më pas përgatitjet për sezonin e ri.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Korrik, 2024 14:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.