Spanja ka nisur tashmë të mendojë për finalen e madhe të Euro 2024, aty ku do të sfidojë Anglinë.
Ambienti i “La Rojas” është tejet optimist për suksesin dhe kjo kuptohet qartë nga konferenca për shtyp e Dani Vivian. Mbrojtësi shprehet se të gjithë lojtarët mezi po presin që të zbresin në fushë dhe të fitojnë ndeshjen, ndërsa shtoi se te Spanja rëndësi ka grupi dhe jo individi.
“Si ndjehemi? Si fenomenë, më shumë ëndrra dhe me gjithë dëshirën për t’ia dalë mbanë. Mezi presim që të vijë ora dhe të fitojmë finalen. Këtu tek Spanja secili ka përgjegjësinë e tij dhe të gjithë punojmë për të mirën e përbashkët, grupi është më i rëndësishëm se individi dhe stafi teknik përpiqet të marrë më të mirë nga të gjithë. Trajneri po na qëndron pranë dhe na motivon, jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të punojmë me të.
Harry Kane? Ai është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, skuadra angleze ka shumë lojtarë deçizivë. Duhet të tregohemi shumë të vëmendshëm. Por, shpresoj që të dielën të marrim fitoren dhe të kurorëzojmë të gjithë punën e këtyre ditëve”, u shpreh Vivian.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Korrik, 2024 13:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.