Super kompjuteri parashikon se kush e fiton finalen e Euro 2024

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 13:39

Super kompjuteri parashikon se kush e fiton finalen e Euro 2024

Një super kompjuter ka parashikuar fituesin e Euro 2024. Anglia përballet me Spanjën në finalen e “Olympiastadion” në Berlin të dielën në mbrëmje. Tre Luanët rezervuan vendin e tyre në finale me fitoren dramatike ndaj Holandës.

Është hera e parë në histori që kombëtarja e anglezëve për meshkuj arrin në një finale në tokë të huaj. Southgate gjithashtu u bë trajneri i parë që e çoi skuadrën në dy finale në turne të mëdhenj. Spanja arriti në finale duke mposhtur Francën në gjysmëfinalen e parë 2-1.

Super kompjuteri BETSiE ka simuluar tani finalen mes Anglisë dhe Spanjës 100,000 herë për të zbuluar se kush do të fitojë. Dhe është një lajm i keq për Tre Luanët pasi parashikon që Spanja do të ngrejë trofeun. Super kompjuteri sugjeron se skuadra e Luis de la Fuente ka një shans 54.7 për qind për të fituar ndeshjen brenda 90 minutave.

Anglisë i është dhënë vetëm 45.3 për qind shanse për të fituar Everopianin e saj të parë në histori. Për të fituar ndeshjen brenda 90 minutave, spanjollëve iu është dhënë një shans 35.44 për qind krahasuar me 32.94 për qind të Anglisë.

Kjo do të thotë që super kompjuteri mendon se ka 31.62 për qind mundësi që ndeshjes t’i duhet të paktën kohë shtesë për të gjetur fituesin.

40
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 13:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
40
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?