​Gattuso dhe Mourinho u detyruan të ndajnë lojtarët e tyre pasi miqësorja përfundon me përleshje

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 14:22 Përditësuar

​Gattuso dhe Mourinho u detyruan të ndajnë lojtarët e tyre pasi miqësorja përfundon me përleshje

Gennaro Gattuso dhe Jose Mourinho u detyruan të ndanin lojtarët e tyre pasi një përleshje i dha fund një takimi “miqësor” mes skuadrave të tyre, HNK Hajduk Split dhe Fenerbahce.

Ndeshja mes Hajduk Splitit të Gattusos dhe Fenerbahçes së Mourinhos të enjten nuk ishte vërtet miqësore pasi dy trajnerët duhej të futeshin në fushë pas fishkëllimës së fundit për të qetësuar lojtarët e tyre gjatë një përleshjeje.

Një video që është bërë virale në rrjetet sociale tregon Gattuson duke larguar disa futbollistë të tij që ishin ballafaquar me një lojtar të Fenerbahçes.

Në të njëjtën kohë, Mourinho ngriti krahët duke u kërkuar lojtarëve të qetësohen.

Në qershor, Gattuso, ish-trajneri i Milanit dhe Napolit, u emërua nga skuadra kroate Hajduk Split.

Ndërsa Mourinho së fundmi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Fenerbahçen.

Roma e shkarkoi “Special One” në janar të vitit 2024.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 14:22 Përditësuar