Presidenti i Inter, Marotta: Historia na detyron që të fitojmë!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 14:25

Presidenti i Inter, Marotta: Historia na detyron që të fitojmë!

Inter po përgatitet për sezonin e ri, me zikaltërit që synojnë të mbrojnë titullin kampion. Presidenti i Inter, Beppe Marotta theksoi së fundmi se historia e Inter detyron klubin të mendojë vetëm për suksese, ndërsa shtoi se skuadra do të vazhdojë përpara me trajnerin Simone Inzaghi pasi ai e meriton besimin e drejtuesve.

“Interin e detyron historia për të pasur sukses, është në ADN e këtij klubi. Me gjithë respektin për kundërshtarët tanë, por ne do të marrim pjesë në kampionat me synimin e vetëm për ta fituar atë.

Me Inzaghin kemi nisur një cikël para disa vitesh dhe sipas meje ende nuk jemi as në gjysmën e rrugëtimit. Kemi dëshirën për të vazhduar përpara se ai e meriton. Ne jemi të lumtur me të, dhe ai është i lumtur me ne”, përfundoi Marrota.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 14:25