Klubet nga Arabia mbesin të interesuara për Casemiron

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 14:35

Klubet nga Arabia mbesin të interesuara për Casemiron

Ka një interes të fortë për mesfushorin e Manchester United, Casemiro, nga klubet në Arabinë Saudite.

Kontaktet përmes ndërmjetësve janë bërë për të shqyrtuar kushtet e një marrëveshjeje, por United ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare.

E ardhmja e Casemiro mund të ketë një ndikim të madh nëse United do të hyjë në treg për atë pozicion me Manuel Ugarte të Paris Saint-Germain si një nga disa opsionet.

Casemiro nuk është përshtatur aq sa duhet në “Old Trafford” kur erdhi para dy viteve nga Real Madrid.

Ai ishte në atë kohë mesfushori defansiv më i mirë në botë, por që dështoi të tregonte performancat që pati me “Los Blancos”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 14:35