Zbulohet ‘plani B’ i Real Madridit për mbrojtjen nëse dështon transferimi i Leny Yoros

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Korrik, 2024 12:33

Zbulohet ‘plani B’ i Real Madridit për mbrojtjen nëse dështon transferimi i Leny Yoros

Real Madridi do të konisderojë lëvizjen për ish-mbrojtësin e tyre Mario Gila në rast se nuk arrijnë transferimin e Leny Yoros, i cili ka një ofertë në tavolinë nga Manchester United.

Yoro i cili do të mbushë 19 vjet edhe pak kohë, vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Ligue 1 me ekipin e Lille dhe ka disa oferta në dispozicion.

Interesimi i Madridit për qendërmbrojtësin u bë publik më herët gjatë kësaj vere, por ata nuk duan të paguajnë çmimin e kërkuar prej 50 milionë eurosh nga Lille.

Kjo nuk ka qenë një problem për Unitedin të cilëve iu pranua një ofertë gjatë kësaj jave nga Lille, por Yoro ende po shpreson për një kalim në ‘Santiago Bernabeu’.

Gazeta AS kishte raportuar se madrilenët duan të nënshkruajnë me një mbrojtës të ri këtë verë për të zëvendësuar kapitenin e klubit Nacho Fernandez.

Por në rast se dështon transferimi i Yoros, tani drejtuesit e klubit madrilen po mendojnë për opsionin Gila, i cili u largua në drejtim të Lazios në 2022 pasi kishte bërë vetëm dy paraqitje për klubin.

Sidoqoftë, ‘Los Blancos’ zotërojnë 50 për qind të kartonit të Gilas pasi e shitën për gjashtë milionë euro kështu që rikthimi i tij do të ishte një opsion i lirë dhe i mirë për ta.

Megjithatë, Reali nuk është klubi i vetëm që po shikon mundësinë e transferimit të Gilas, pasi edhe Interi, Juventusi dhe Bayer Leverkuseni po e monitorojnë atë.

23-vjeçari Gila cilësohet si njëri prej mbrojtësve më të shpejtë në Serie A ndërsa kishte shkëlqyer me fanellën e Lazios me të cilët arriti deri në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Korrik, 2024 12:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?