Mats Hummels në Itali?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 18:16

Mats Hummels në Itali?

Bologna nuk heq dorë nga Mats Hummels, por në fillim duhet mbyllur operacioni i shitjes së Ricardo Calafiorit tek Arsenali në Premier League.

Dhe më pas do të nisë menjëherë ofensiva për mbrojtësin e njohur gjerman, i cili ka dalë i lirë pas përfundimit të kontratës me Borussian e Dortmundit.

Skuadër me të cilën mbërriti në finalen e Champions League në edicionin që lamë pas. E humbur 2-0 përballë Realit të Carlo Ancelottit.

Shtypi sportiv italian shkruan se 35-vjeçari gjerman, shërbimet e të cilit i kërkon edhe Besiktasi në Turqi, kërkon një pagë sezonale prej 3 mln eurosh.

Dhe Hummels është gati të pranojë një vit kontratë për të provuar eksperiencën e parë në elitën e futbollit italian.

Bologna e tundon jo pak, pasi skuadra emiliane do të jetë pjesë e grupeve të Championsit në sezonin e ardhshëm.

Kompeticion ku 7 herë kampionët e Italisë do të rikthehen pas plot 60 vitesh nga pjesëmarrja e fundit.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 18:16