Scaloni: Problem për mua finalja kundër Spanjës, ju shpjegoj pse

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 18:27

Scaloni: Problem për mua finalja kundër Spanjës, ju shpjegoj pse

Lionel Scaloni vazhdon të fitojë në pankinën e kombëtares së Argjentinës. 46-vjeçari siguroi për herë të dytë radhazi Kupën e Amerikës, pa harruar Botërorin e Katarit.

Trajneri i skuadrës albiceleste u shfaq i lumtur pas triumfit 1-0 përballë Kolumbisë, që erdhi falë golit të interistit Lautaro Martinez në minutat shtesë.

Dhe tani do të jetë Spanja përballë në Finalissima 2025, e programuar për verën e ardhshme. Finale ku sfidohen kampionët e Europës dhe me ata të Amerikës.

Trofe që Argjentina e fitoi për herë të parë në 2022, teksa mposhti pastër 3-0 Italinë që sapo kishte triumfuar në Europianin e zhvilluar në Angli.

Jam dyfish i lumtur për fitoret e Argjentinës dhe Spanjës. Një pjesë e familjes sime është spanjolle, vend me të cilin kam një lidhje të veçantë.

Unë jetoj në Spanjë dhe trajnerin De la Fuente e njoh mirë. Finalja përballë tyre do të jetë pak problem, pasi gjysma e familjes do të bëjë tifo për Spanjën.

Gjithsesi do të jetë shumë bukur të sfidojmë kampionët e Europës. Do të shijojmë një ndeshje argëtuese mes dy skuadrave që po kalojnë një moment të mrekullueshëm.

Mbi të gjitha duke prodhuar një futboll të bukur, një futboll ndryshe nga të tjerët”, shprehet timonieri i kampionëve në fuqi të botës.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 18:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?