Mbappe tani zyrtarisht lojtar i Real Madridit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 13:04

Mbappe tani zyrtarisht lojtar i Real Madridit

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, ka nënshkruar këtë të martë dhe është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri i Real Madridit.

Mbappe u prit me ceremoni në Real Madrid City nga presidenti Florentino Perez, ku ai nënshkroi kontratën për pesë sezone të ardhshme.

Siç ka njoftuar klubi spanjoll, Mbappe mori një kopje të stadiumit, një orë dhe një fanellë me emrin dhe numrin e tij, nëntë, si pjesë e ritualeve të prezantimit në klubin spanjoll.

Pas përfundimit të testeve mjekësore në mëngjes, sulmuesi do të dalë në fushën e Santiago Bernabeut, për t’u përshëndetur me entuziazëm nga tifozët.

Mbappe do të luajë rol të rëndësishëm në skuadër në sezonin e ardhshëm dhe është një fitim i madh për Real Madridin në garën për tituj në futbollin evropian.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 13:04