Hansi Flick ka përgatitur listën e lojtarëve që nuk i do tek Barcelona sezonin e ri

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 13:30

Hansi Flick ka përgatitur listën e lojtarëve që nuk i do tek Barcelona sezonin e ri

Trajneri i ri Barcelonës, Hansi Flick, ka filluar të marr hapat e parë drejt planifikimit të ekipit për sezonin 2024/25.

Më 29 maj të këtij viti, Barcelona njoftoi se kishte arritur marrëveshje me teknikun gjerman që ai ta drejtojë klubin deri në qershor të vitit 2026.

Ani pse blaugranasit janë ‘zhytur’ në një krizë financiare, kjo nuk e ka penguar aspak Flickun që ta pranojë ofertën e tyre.

Së fundmi u diskutua gjerë e gjatë në media për transferimet e reja të Barcelonës, ku përmenden dyshja spanjolle Nico Williams dhe Dani Olmo si objektivat kryesor të klubit.

Megjithatë, Flick nuk po mendon vetëm për prurjet e reja në ekip, pasi tashmë ka hartuar listën e lojtarëve që ai nuk llogarit tek ta për sezonin e ardhshëm sipas Mundo Deportivo.

Tre emra në këtë listë janë të shënjuar me ngjyrë të kuqe, duke përfshirë Clement Lenglet, Inigo Martinez dhe Vitor Roque.

Plani për Lenglet është që të largohet pasi ka pagë të madhe dhe në këtë mënyrë do t’i hapte rrugë ndonjë transferimi të ri.

Sa i përket Martinez, Flick nuk mund të llogarisë në shërbimet e tij pasi ai ende nuk është regjistruar në La Liga dhe Barça nuk e ka përjashtuar opsionin e shitjes së tij, në rast se vjen një ofertë e mirë.

Çështja e Vitor Roques mbetet një enigmë. Plani ishte që ai të largohet në formë huazimi këtë verë, por Barcelona gjithashtu po konsideron shitjen e brazilianit.

Burime brenda klubit kanë thënë se Barça mund të shtyj adoleshentin brazilian që të largohet për shkak të telasheve financiare./Telegrafi/

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 13:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?