Skuadra e Rangersit po e përgatit lëvizjen e fundit për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani.
Bëhet e ditur se Rangersi brenda këtij jave edhe zyrtarisht do t’i bëjë ofertë Rapid Bukureshtit për transferimin e Rrahmanit këtë verë.
Mësohet se Rapidi po kërkon të paktën 6 milionë euro për Rrahmanin, por thuhet se marrëveshja mes klubeve mund të arrihet edhe për 5 milionë euro pasi sulmuesi është pajtuar të transferohet në Skoci.
Rrahmani i mungoi Rapidit në ndeshjen e fundit kampionale për shkak të lëndimit, ndërsa në garë për transferimin e tij janë futur edhe skuadra nga Franca e Belgjika.
Sigurisht, Rangersi po vlerësohet favorit për shërbimet e tij dhe te skuadra skoceze po shpresojnë që me ofertën finale ta bindin Rapidin në lirimin e Rrahmanit.
Rrahmani këtë sezon ka shënuar 1 gol në 2 paraqitje kampionale për Rapidin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Ai verën e shkuar u transferua te Rapidi nga Ballkani i Suharekës për 600 mijë euro, ndërsa ka edhe 4 ndeshje të luajtura për Kombëtaren e Kosovës.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Korrik, 2024 12:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.