AC Milan dhe Juventus në garë për Robert Lewandowski në merkato

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Prill, 2026 16:46

AC Milan dhe Juventus në garë për Robert Lewandowski në merkato

Përballja mes AC Milan dhe Juventus nuk do të jetë vetëm në fushë, por edhe në merkato, ku dy gjigantët italianë po ndjekin nga afër situatën e sulmuesit polak Robert Lewandowski.

Dy skuadrat pritet të përballen të dielën, më 26 prill në orën 20:45 në stadiumin San Siro, por paralelisht janë futur në një garë për të siguruar shërbimet e bomberit të FC Barcelona.

Kontrata e Lewandowskit me klubin katalanas skadon në qershor, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. Sulmuesi 37-vjeçar po shqyrton nëse do të pranojë rinovimin me ulje page nga Barcelona ose do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Pavarësisht moshës, Lewandowski nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe synon të luajë edhe për disa vite të tjera në nivele të larta.

Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, agjenti i tij, Pini Zahavi, pritet të udhëtojë në Itali javën e ardhshme, ku do të takohet me drejtuesit e Milanit dhe Juventusit për të diskutuar interesin konkret dhe kushtet e mundshme të një transferimi.

Flaka

23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Prill, 2026 16:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?