Skuadra e Romës është shumë afër të bëjë goditjen e madhe në këtë afat kalimtar të verës.
Romakët e kanë kryer punën me futbollistin e Gironas, Artem Dovbyk.
Lirisht ai mund të quhet një futbollist i ri i Romës, edhe pse duhet pritur edhe pak për zyrtarizimin.
Sulmuesi ukrainas ka arritur prej ditësh marrëveshje me Giallorosët, pasi dëshira e tij e vetme ishte Roma.
27-vjeçari është pajtuar me një kontratë pesë vjeçare me Romën nga e cila do të fitojë 3,5 milionë euro neto në sezon.
Giallorosët kanë ofruar 32 milionë euro fikse dhe gjashtë të tjera në formë bonusesh, ndërkohë Girona ka ruajtur edhe 10 për qind të kartonit nga shitje e ardhshme.
Kjo është goditja e dytë e madhe e Romës, pasi kanë siguruar edhe argjentinasin Matias Soule nga Juventusi për 30 milionë euro.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Korrik, 2024 12:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.