Januzaj pret të dëshmohet tek Las Palmasi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2024 13:16 Përditësuar

Januzaj pret të dëshmohet tek Las Palmasi

Sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj është gati për aventurën e tij të re tek Las Palmasi, ekip që garon në La Liga të Spanjës.

Në prezantimin e tij, Januzaj ka insistuar se pret ta ketë një sezon fantastik pasi ndihet mirë në të gjitha aspektet, përfshirë edhe atë fizik.

Januzaj, javën e shkuar iu bashkua Las Palmasit, ekip që e vlerëson lart dhe me të cilit pret rezultate të mira në sezonin e ri.

Ai u huazua për një vit nga Sevilla dhe Las Palmasi ka opsionin e blerjes së tij verën tjetër për 2 milionë euro.

“Dua të kthehem në formën time më të mirë dhe do të jap gjithçka nga vetja për të dëshmuar këtë pasi Las Palmasi mendoj se mund të jetë moment më i mirë në karrierën time”, ka thënë ndër të tjera Januzaj.

Januzaj ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2026, ndërsa karrierë në Spanjë ka bërë edhe te skuadra e Real Sociedadit.

Në total, 29-vjeçari ka 142 paraqitje në La Liga, ku ka shënuar 15 gola dhe ka bërë po aq asistime.

27
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2024 13:16 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
27
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?