Pse Noizy “fshehu” vendin ku performoi dy netë më parë?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 13:04

Pse Noizy “fshehu” vendin ku performoi dy netë më parë?

Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, së fundmi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës (lexo këtu) pasi ka qenë i përfshirë në një sherr të ndodhur pak ditë më parë në Pejë. Mbrëmjen e së premtes ai dha një lajmërim në rrjete sociale se nuk do të performonte atë natë duke i kërkuar falje fansave për mospjesëmarrjen e tij ku shtoi se do të paraqitej në polici. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi ai nuk është paraqitur dhe për këtë policia e ka shpallur në kërkim.
Mirëpo dyshohet se ai mund të ketë performuar në diskotekën “Venom” në Prishtinë dy netë më parë. Video nga performanca e tij kanë filluar të qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale edhe pse një njoftim i klubit “Venom”, tha se “Noizy nuk mund të vijë sot në Venom për arsye ligjore, shihemi herë të tjera.”

Në faqen zyrtare të “Venom” është postuar një njoftim në të cilin thuhet se koncerti i planifikuar i Noizyt është anuluar për arsye ligjore. Por pamjet e fundit të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se Noizy ka qenë në skenën e “Venom”-it dhe ka performuar dy netë më parë.

Kjo krijon kontradiktë me informacionet zyrtare dhe ngre pyetje mbi realitetin e situatës.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 13:04