Cardi B shuan kureshtjen, ja kush është babai i fëmijës së tretë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 17:24

Cardi B shuan kureshtjen, ja kush është babai i fëmijës së tretë

Cardi B ka konfirmuar në dosjen e divorcit të dorëzuar në gjykatë se Offset është babai i foshnjës të tretë.

Në të dhënat e tjera të dosjes, thuhet se çifti edhe pse në proces divorci, është në pritje të fëmijës së tretë bashkë. Këngëtarja po kërkon mbështetje nga Offset, për të tre fëmijët, pasi Cardi B dhe reperi janë njëherësh edhe prindër të vajzës Kulture dhe djalit Wave.

Reperja e dha lajmin e shtatzënisë vetëm pak orë pasi kishte bërë kërkesën për divorc. Në postimin e saj në Instagram, ajo shkroi:

“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë sezon me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha më ke ripërtërirë fuqinë që mund t’i kem të gjitha! Më ke kujtuar se nuk kam pse të zgjedh mes jetës, dashurisë dhe pasioneve të mia!

Të dua shumë dhe mezi pres që të shohësh atë që më ndihmove të realizoja, atë që më shtyve të bëja! Është shumë e lehtë të thyhesh para kthesave dhe provave të jetës, por ti, vëllai yt dhe motra jote më keni treguar pse ia vlen të ecësh para.”

Offset dhe Cardi B u martuan në shtator të vitit 2017.  Por ata janë ndarë disa herë gjatë martesës duke përfshirë në vitin 2020, kur Cardi fillimisht paraqiti kërkesën për divorc, por më pas dyshja u pajtuan.

37
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 17:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
37
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?