Kjo lloj perime nuk konsumohet në darkë pasi shkakton fryrje të barkut, e keni ditur gabim!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 16:25

Kjo lloj perime nuk konsumohet në darkë pasi shkakton fryrje të barkut, e keni ditur gabim!

e siguri ju ka ndodhur dhe juve që sa herë që doni të konsumoni diçka të lehtë për darkë, zgjidhja ka qenë një sallatë. Problemi mesa duket qenka se nuk është e lehtë për t’u tretur, siç edhe ka shpjeguar së fundmi një ekspert i ushqyerjes. Sallata jeshile është një ilaç për mikrobiomën, por jo në të gjitha orët e ditës. Dr.Maximilian Schubert, drejtor mjekësor i MAYRLIFE Medical Health Resort shpjegon pse duhet ta shmangim për darkë.

“Ushqimet e papërpunuara, të tilla si sallata, përmbajnë shumë fibra, gjë që i bën ato veçanërisht të shëndetshme për mikrobiomën. Megjithatë, nëse konsumohen në mbrëmje, mund të sforcojnë sistemin tretës, duke shkaktuar fryrje dhe parehati. Kjo, nga ana tjetër, mund të ketë një ndikim negativ në cilësinë e gjumit”-ka shpjeguar nutricionisti.

Shumë prej nesh fiksohen me sallatat me idenë të mos konsumojnë shumë kalori dhe të kontrollojnë peshën, por duhet të mendoni dy herë këtë. Nëse besoni ekspertët, sallata jeshile dhe salca e domates ju shëndoshin. Nutricionistjua Susie Burrell shpjegon pse një sallatë e thjeshtë ju zgjeron belin.

Sallata teknikisht i referohet ushqimit të ndarë në copa të vogla të shoqëruar me salcë. Por në të vërtetë kjo do të thotë se sallata mund të përfshijë çdo gjë që nga perimet e përziera, gjethet, dhe vaji i ullirit tek makaronat disa perime të prera që shërbehen me pesto. Ajo paralajmëron për sallatat me ushqime të cilat janë mjaft kalorike.

Kur mendoni për sallatën tradicionale të perimeve si sallata jeshile, domatja, kastraveci dhe karrota, mendoni për një ushqyerje të pastër. Por në të vërtetë ironia është se ato janë shumë pak kalorike dhe përmbajnë disa nga ushqyesit kyç si vitamina C, folatin dhe fibrat, por ndërkohë perimet janë pjesa më e madhe ujë, dhe sasia e këtyre ushqyesve është relativisht shumë e vogël.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 16:25