Drake zbulon personin që i ka dedikuar këngën “Too Good”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 16:31

Drake zbulon personin që i ka dedikuar këngën “Too Good”

Drake zbuloi se për kë është në të vërtetë  kënga “Too Good”.

Të martën, reperi 37-vjeçar kanadez postoi disa  foto, video dhe disa këngë të papublikuara. Pamjet e publikuara rishtazi në studio tregojnë se kënga e tij e vitit 2016 “Too Good”, në të cilën ai këndon për  dikë që e merr “dashurinë e tij si të mirëqenë”, ishte shkruar për Serena Williams.

Në video, Drake i thotë nënës së tij,  se “Too Good” ka të bëjë me “mua dhe Serena”, për të cilën ajo përgjigjet: “E dija”.

“Nëse do të flas për ish partneret , të paktën do i respektoj duke bërë një këngë që u pëlqen,” thotë Drake. “Pra, unë e njoh shumë mirë Serenën dhe e di që ajo do ta dëgjojë, por gjithashtu nuk do të më urrejë për këtë”.

Në fund të klipit, nëna e Drake i kujton atij se Williams tashmë është me dikë tjetër. Drake i përgjigjet: “Nuk e di, mami”.

Kampionia e tenisit filloi të takohej me bashkëshortin e saj tani, bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Ohanian, pak pasi ajo dhe Drake u panë duke u puthur në gusht 2015.

Në atë kohë, burimet mohuan që dyshja po takoheshin, por i thanë Page Six se ata ishin më parë në një romancë. “Serena u takua shkurtimisht me Drake rreth vitit 2011 dhe edhe pse nuk përfundoi aq mirë, ata kanë mbetur miq që atëherë”, tha një burim i brendshëm.

Williams dhe Ohanian njoftuan fejesën e tyre në dhjetor 2016 dhe çifti u martua në nëntor 2017. Çifti mirëpriti vajzën e tyre të parë, Olympia, në shtator 2017. Ajo lindi vajzën e tyre të dytë, Adira, në gusht 2023.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 16:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?