Gundogan e merr rrugën drejt Stambollit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 16:41

Gundogan e merr rrugën drejt Stambollit

İlkay Gündogan e ka marrë rrugën drejt Stambollit.

Futbollisti i Barcelonës është parë në aeroport derisa po shkonte drejt qytetit turk.

Në javët e fundit ishte folur për një ofertë të Galatasarayt për mesfushorin gjerman me prejardhje turke, ndërsa atë e do edhe Jose Mourinho në Fenerbahçe.

Por, nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim pasi Gündogan i ka dy ditë pushim me Barcelonën dhe sipas mediave spanjolle ideja e lojtarit është që të qëndrojë tek katalunasit, së paku për momentin.

Sipas mediumit “Mundo Deportivo”, lojtari në fakt e ka informuar klubin e La Ligas përmes menaxherëve të tij që nuk e ka ndërmend të lëviz nga Katalunia,.

Edhe drejtori sportiv Deco ka bërë me dije se nuk dëshiron t’i dëgjojë ofertat eventuale që mund të arrijnë në drejtim të tij.

Pas lëndimit të Fred, trajneri Mourinho e ka zgjedhur ish-futbollistin e Manchester Cityt, të cilin e konsideron si lojtarin e duhur për ta drejtuar mesfushën duke e pasur parasysh kreativitetin e tij. 

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 16:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?