Zbulohet kushti i vetëm sipas të cilit Real Madridi do ta lejonte largimin e Viniciusit
Botuar nga Driton Zenku
13 Gusht, 2024 20:53
Këtë javë, disa raportime bën me dije për interesim serioz që ka shfaqur klubi arab Al Ahli për të nënshkruar me Vinicius Junior.
Ata janë të gatshëm që ta bëjnë yllin e Real Madridit lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, duke i dhuruar atij po ashtu një pagë jashtëzakonisht më të madhe se sa jo që përfiton në kryeqytetin spanjoll.
Real Madridi në anën tjetër nuk është i interesuar për ta shitur Viniciusin, përkundër raportimeve se Al-Ahli janë të gatshëm të ofrojnë 400 milionë euro për ta përfunduar marrëveshjen.
Siç ka raportuar Marca, një shitje e mundshme e brazilianit do të ndodhte vetëm në rast se aktivizohet klauzola e tij e lirimit në vlerë prej 1 miliardë eurosh.
‘Los Blancos’ nuk presin që Al-Ahli ta paguajnë këtë shumë, por pritshmëritë janë që kjo histori të avancojë gjatë javëve në vazhdim.
Për momentin, Real Madridi është i relaksuar dhe me besim se do ta mbajnë Viniciusin në ekip dhe se ai do të krijojë një partneritet ‘vdekjeprurës’ me Mbappen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.