BDI: Marrëveshja e Ohrit pa buxhet dhe në duart e putinistit Stoilkoviq

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Gusht, 2024 15:04

BDI: Marrëveshja e Ohrit pa buxhet dhe në duart e putinistit Stoilkoviq

“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që shënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga qeveria monoetnike pa legjitimitet të popullit shqiptar dhe të tjerëve, kaloi nën hijen e faktit që organizoheshte nga putinisti i përbetuar, një mos-njohës i pavarësisë Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Ohrit si Ivan Stoilkoviq, si dhe me buxhet të sakatuar”, thuhet ne reagimin e BDI-së.

Të vetmit mysafirë në shënimin monoetnik sa për sy e faqe ishin vazalët puthadorë të cilët nuk kanë qenë as vrina e fundit e kavallait në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe që i kanë okupuar institucionet e shtetit si humbës të zgjedhjeve, pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me para-pëlqim të VMRO DPMNEsë si në kohërat e Rrahman Morinës.

Ky poshtërim i shqiptarëve nga hyzmeçarët e VMROsë ka marrë përmasa alarmuese me tendencë që çdo e arritur në drejtim të barazisë të zhbëhet.

Platforma ligjore mbi legjitimitetin, e përgatitur si propozim nga Paul Williams dhe PILPG, parandalon vazalitetin dhe mungesën e legjitimitetit etnik të institucioneve në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Prandaj, do të nisim konsultime publike mbi platformën për legjitimitet me botën akademike, organizatat joqeveritare, mediat dhe qytetarët që nga muaji shtator.

62
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Gusht, 2024 15:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
62
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme