Festivali i Porto Palermos, Mane Foundation dhe Green Coast në mbështetje të artit dhe kulturës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:59

Festivali i Porto Palermos, Mane Foundation dhe Green Coast në mbështetje të artit dhe kulturës

Festivali i Porto Palermos, një ngjarje kulturore që mban firmën e artistit të mirënjohur Olen Cesari, u rikthye edhe këtë vit duke u dhënë jetë mureve të Kalasë së Ali Pashë Tepelenës. Për më shumë se dy javë, nga data 1 deri më 18 gusht, kjo kala, që mbart një histori shumë të pasur dhe të vyer për Shqipërinë, u kthye në skenën e artistëve më të famshëm shqiptarë dhe të huaj si Inva Mula, Marsela Çibukaj, Vitmar Basha, Elina Duni, Dren Abazi, Mathew Marston, Lavina Mancusi, Blue Bird Band dhe shumë të tjerë.

Mane Foundation dhe Green Coast, si me shumë aktivitete të tjera që promovojnë artin dhe kulturën shqiptare, mbështetën Festivalin e Porto Palermos të vlerësuar si “pasaporta e Shqipërisë”, që mbledh bashkë artistët më në zë për të promovuar Shqipërinë nëpër botë, një event që përmes muzikës synon të transmetojë të gjitha vlerat shqiptare dhe trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë.

Olen Cesari e vijoi aktivitetin e tij të promovimit të artit shqiptar edhe me Porto Palermo Outdoor Festival, një event që u zhvillua gjatë kësaj fundjave në sheshin e qytetit të Himarës, duke mbledhur shumë dashamirës të muzikës klasike dhe moderne. Ky koncert i organizuar nga Bashkia Himarë e i mbështetur gjithashtu nga Mane Foundation dhe Green Coast ndërthuri muzikën, kulturën dhe traditën e zonës, për ta prezantuar para turistëve vendas dhe të huaj.

Krahas promovimit të kulturës dhe muzikës, këto aktivitete përçuan një thirrje domethënëse të artit në mbrojtje të mjedisit, një thirrje që Mane Foundation dhe Green Coast i janë përgjigur edhe me shumë aktivitete të tjera që organizojnë dhe mbështesin. Së bashku me studentë, pedagogë, organizata, biznese dhe grupe vullnetare, Mane Foundation dhe Green Coast iu bashkuan me shumë përkushtim mesazhit “Të ruajmë detin tonë”, për të na rikujtuar se plazhet, pasuritë natyrore, objektet e trashëgimisë historike dhe kulturore, duhet t’i mbrojmë të gjithë së bashku si një përgjegjësi qytetare.

315
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
315
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?