Ramush Haradinaj: “Shqipja nuk është opsionale” – mbështetje për studentët shqiptarë

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 22:03

Ramush Haradinaj: “Shqipja nuk është opsionale” – mbështetje për studentët shqiptarë

Lideri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje të fuqishme për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se gjuha shqipe është e drejtë kushtetuese dhe pjesë e identitetit autokton të shqiptarëve në këtë vend.

Në reagimin e tij publik, Haradinaj deklaroi se shqipja nuk mund të trajtohet si çështje opsionale.

“Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale. Është gjuhë autoktone, gjuhë e këtij trualli, që nuk kanë mundur ta ndalin as kralat e as sulltanët”, shkroi ai.

Ai theksoi se gjuha shqipe ka mbijetuar ndër breza përmes familjes, shkollës, këngës dhe sakrificës së shqiptarëve.

“Ajo ka mbijetuar brez pas brezi, në familje, në shkolla, në këngë e në sakrifica”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, përdorimi i shqipes është i garantuar me Kushtetutë dhe me të drejtën e patjetërsueshme të shqiptarëve për të jetuar e studiuar në gjuhën e tyre amtare.

“Shqipja është e garantuar me Kushtetutë dhe me të drejtën e patjetërsueshme të çdo shqiptari për të folur shqip në vendin e vet, për të studiuar shqip, për të shkruar, menduar dhe për të marrë frymë shqip pa frikë e pa kompromis”, deklaroi lideri i AAK-së.

Haradinaj shtoi se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet dhe barazi.

“Studentët shqiptarë sot nuk po kërkojnë privilegje, po kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre”, theksoi ai.

Në fund të mesazhit të tij, Ramush Haradinaj shprehu solidaritet të plotë me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut:

“Me zemër, me shpirt dhe me krenari jam me ju nesër, studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Zëri juaj është zëri i çdo shqiptari që nuk pranon të heshtë përballë padrejtësisë.” Gazeta Flaka

289
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 22:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
289
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?