Një javë hungareze në tiranë/ Mozaik, shfaqje artistike dhe kulturore shpalosen nga 2-6 shtator
Kultura dhe arti hungarez do të shpërngulet për 4 ditë në Tiranë. Për 4 ditë, në kryeqytet do të mbahen një sërë aktivitetesh që kanë në fokus shkëmbimin kulturor dhe harmonizimin artistike mes dy vendeve.
Në një konferencë për mediat në çeljen e javën hungareze tek Piramida e Tiranës, zv.ambasadori, Adam Lovassy bëri me dije se gjatë këtyre ditëve do të ketë një program të larmishëm.
Lovassy: Do të doja që sonte në mbrëmje të na bashkohen të gjithë në sheshin Italia ku një grup shumë I famshëm hungarez do të ngjitet në skenë për të performuar kërcimin tipik folk miksuar me element modernë. Dua të ftoj audiencën po nesër në sheshin Italia sërish në orën 8:00 ku kemi ftuar një bandë muzikor hungarez ku do të luhen muzikë folk, pop dhe punk të miksuar bashkë.
Me çeljen e javën hungareze, u prezantua dhe ekspozita e artistes Yvette Botz. Një nga veprat e saj më të veçanta ishte dhe skulptura e veçantë e heroit tonë kombëtar Skënderbeu e bërë nga xhami.
Java kulturore do të përmbyllet nën tingujt e një kuarteti të magjishëm violinash në Piramidën e Tiranës.
















