Nesër fillon gjykimi kundër Lupço Palevskit-Palço, i akuzuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 19:29

Nesër fillon gjykimi kundër Lupço Palevskit-Palço, i akuzuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës

Nesër në Gjykatën Penale të Shkupit fillon gjykimi kundër Lupço Palevskit Palço, ndaj të cilit Prokuroria ka dorëzuar aktakuzë se ai ishte organizator i rrëmbimit dhe më pas vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi.

Për të njëjtën ngjarje janë akuzuar më parë edhe katër persona të tjerë dhe me kërkesë të prokurorisë pritet të bashkohet procedura për ta. Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov akuzohen si bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe vrasjet. Sipas aktakuzës, qëllimi i tyre ishte ta detyronin një anëtar të familjes së ngushtë të Vanjës të jepte para për shpërblim. Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij. /Alsat.mk

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?