Shuhet klubi i futbollit kosovar, ish-kapiteni shprehet i revoltuar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 21:41

Shuhet klubi i futbollit kosovar, ish-kapiteni shprehet i revoltuar

Futbolli kosovar mbeti pa një skuadër.

KF Opoja ka pushuar aktivitetet, pasi nuk mundi t’i përballonte shpenzimet financiare.

Ish-kapiteni i këtij ekipi, Ditëlind Reshiti, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka shprehur keqardhje për këtë realitet, teksa ka dhënë disa arsye që sipas tij e kanë krijuar një situatë të tillë, njofton Klankosova.tv.

“Sot para 9 viteve kanë filluar punimet ne stadiumin e Dragashit. Këto punime mbaruan këtë vit. E pikërisht sot, në kohen kur stadiumi duhet te gëzohet nga futbollistët opojanë, lajmi sportiv i ditës është shuarja e klubit” ka shkruar Reshiti.

“Ka gati një vit që unë nuk jam pjesë e klubit. Nga shtatori i vitit të kaluar, ‘talentat’ të cilët e moren ekipin e gatshem në Ligën e Dytë, më thanë se nuk na duhesh, ne e dimë si shkojnë këto punë, trajneri më tha ‘po përzihesh shumë, e disa shokë të ekipit, të cilëve si duket u kishte penguar prezenca ime, u gezuan”, vazhdon reagimin ish-kapiteni

Megjithatë sipas Rashitit, fundi për askë nuk rezultoi i mirë.

“Askujt s’i doli mirë. Unë fitova peshë se e lash futbollin, ‘talentat’ u futën në borxhe nga keqmenaxhimi, trajneri mbeti pa mbështetje, e shokët e ekipit mbetën pa lekë e pa ekip.

Unë jam krenar se për kohën sa kam qenë pjesë e KF OPOJA, klubi kishte vetëm ditë të mira. KF OPOJA do të ekzistojë gjithmonë për mua”, përfundon shkrimin e tij futbollisti që dikur ishte pjesë e këtij klubi.

Opoja edicionin e fundit nuk arriti të mbijetojë në Ligën e Dytë, kurse tani kur ka nisur kampionati i ri dhe kjo skuadër duhej t’i zhvillonte ndeshjet në Ligën e Tretë, aktiviteti i tyre ka pushuar.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 21:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?