Trump: Kam një plan shumë specifik për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 22:25

Trump: Kam një plan shumë specifik për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ish presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi në një podcast të martën se ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por nuk do ta zbulojë për të mos prishur “surprizën”.

“Nëse fitoj, si president i zgjedhur, do të sigurohem që të arrihet një marrëveshje, kjo është e sigurt,” tha kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë.

“Kam një plan shumë specifik për të ndaluar Ukrainën dhe Rusinë. Dhe unë kam një ide – ndoshta jo një plan, por një ide – për Kinën”, siguroi ai në intervistën për Lex Friedman.

Ish-presidenti nuk pranoi të ishte më specifik në lidhje me detajet e këtyre planeve hipotetike. “Nëse t’i jap, nuk do të mund t’i përdor”, tha ai, duke këmbëngulur në nevojën për të mbajtur një element të “surprizës”.

Trump ka deklaruar shumë herë se ai do t’i jepte fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës “brenda 24 orëve”, pa shpjeguar kurrë se si. Në muajt e fundit, megjithatë, ai ka kritikuar Uashingtonin për miliarda dollarët që shpenzon për të mbështetur Kievin dhe po i kërkon Evropës të luajë rolin e saj.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 22:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?