Mobilizohen zjarrfikësit, vija e zjarrit në Mariovë ishte 20 kilometra

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:27

Mobilizohen zjarrfikësit, vija e zjarrit në Mariovë ishte 20 kilometra

Zjarri i cili ka rënë para disa ditësh në territorin e Mariovës së Prilepit ka eskaluar gjatë ditës së djeshme, njoftoi drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave Stojançe Angellov. Ai tha se në një moment vija e zjarrit ishte më e gjatë se 20 kilometra. Siç informoi Angellov për këto arsye  është takuar Shtabi i Krizave të Komunës së Prilepit dhe për ditën e sotme janë dakorduar më shumë masa dhe aktivitete.

“Herët në mëngjes në vendin e zjarrit kanë arritur 25 pjesëtarë të njësisë speciale -tigrat, 70 pjesëtarë të ushtrisë, 40 punonjës të Pyjeve Kombëtare dhe më shumë se 60 zjarrfikës. Më shumë se 195 profesionistë janë në zonën rurale. Për shkak të dukshmërisë së zvogëluar, tymit të dendur, përdorimi i helikopterit nuk është i mundur. Edhe air-traktori nuk do të mund të funksiononte nëse nuk përmirësohen kushtet”, deklaroi Angellov.

Në territorin e shtetit gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 27 zjarre, nga të cilat 4 janë aktive, 2 janë nën kontroll dhe 21 janë shuar plotësisht. Përveç zjarrit në Mariovë dhe rrethinë, zjarri është aktiv edhe në komunën e Çashkës, në malin Mukos. Zjarr aktiv ka edhe në komunën e Çuçer Sandevës dhe në territorin e komunës së Dollnenit, njofuan nga Qendra për menaxhim me kriza .

Vera e këtij viti si pasojë e temperaturave të larta dhe piromanëve ka qenë përplot zjarre me të cilat vrullshëm janë ballafaquar zjarrëfikësit dhe përfaqësuesit e ndryshëm të policisë, armatës etj.

/SHENJA/

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?