Stano: Kosova t’i shmangë veprimet e pakoordinuara që rrisin tensionet në veri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:52

Stano: Kosova t’i shmangë veprimet e pakoordinuara që rrisin tensionet në veri

Pas aksioneve të fundit të Policisë së Kosovës në veri, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka theksuar se BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me palët e ndryshme në Kosovë dhe ka përcjellë mesazhet e saj për të shmangur veprimet e pakoordinuara që mund të përshkallëzojnë tensionet.

Sipas Stano-s, situata në veri është e paqëndrueshme dhe shqetësimi kryesor i BE-së është përshkallëzimi i mundshëm i tensioneve, që mund të kontribuojnë në një situatë më të rënduar.

“Bashkimi Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me palë të ndryshme në Kosovë, në nivele të ndryshme e formate të ndryshme, dhe po i përcjellim mesazhet dhe pritjet tona qartazi. Nuk do të përsëris se çka kam thënë në reagimin tonë të javës së kaluar, kur aksioni në veri të Kosovës u zhvillua kundër këtyre institucioneve që udhëhiqeshin nga serbët atje. Por thelbi është se kemi një situatë që është tashmë e paqëndrueshme dhe shqetësimi ynë kryesor është, që është edhe mesazhi ynë kryesor për autoritetet në Kosovë: shmangni çfarëdo veprimi/hapi, që janë të pakoordinuar dhe mund të kontribuojnë në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës edhe më tej”, ka deklaruar Stano para mediave.

Ai kërkoi që çështjet të zgjidhen në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, duke theksuar se BE është angazhuar për të zgjidhur këto probleme.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të intervistojë pesë individë të dyshuar për “falsifikim të dokumenteve” lidhur me mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe në veri më 30 gusht.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?