Urdhër për ndërprerjen e punimeve në autostradën Shkup – Kumanovë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 20:36

Urdhër për ndërprerjen e punimeve në autostradën Shkup – Kumanovë

Prokuroria Themelore Publike ka dhënë Urdhër për inspektim të punimeve në autostradën Shkup – Kumanovë dhe ndërprerjen urgjente të punimeve, transmeton Portalb.mk.

“Pas urdhrit nga prokurori publik, inspektori për rrugë nga Inspektorati shtetëror për transport ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm të punimeve ndërtimore që i kryen subjekti juridik në autostradën A2”, njoftoi Prokuroria.

Inspektimet janë kryer ne pjesën nga dalja e Shkupit deri në pikëpagesën në Milladinovci.

“Aty në një aksident komunikacionit, që ndodhi më 2 shtator, automobili “Mercedes” ka goditur një kamion në pronësi të subjektit juridik që është angazhuar në projekt, për çka e humbi jetën ngasësi i automobilit “Mercedes” dhe djali i tij i vogël”, sqaroi Prokuroria.

Prokuroria sqaroi që pas inspektimit është sjellën raport dhe është vendosur që subjekti juridik menjëherë të ndalon punimet. Kompania ndërkohë duhet të rregullon sinjalistikën për rregullimin e komunikacionit në atë pjesë të autostradës, për të pasur qarkullim të sigurt të automjeteve.

Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria ka filluar procedurat ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Ndaj tyre, pas masës së paraburgimit prej 48 orëve, u caktua masa e kujdesit.

358
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 20:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
358
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?