RMV, Këshilli Gjyqësor shkarkoi dhe emëroi gjykatës porot në disa gjykata

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 21:04

RMV, Këshilli Gjyqësor shkarkoi dhe emëroi gjykatës porot në disa gjykata

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 497-të konfirmoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor për Bogoja Strezoski, gjykatës i Gjykatës Themelore Ohër për shkak të plotësimit të kushteve për pensionin e pleqërisë, raporton MIA.

Njëherit, solli vendime për ndërprerjen e funksionit të gjashtë gjykatësve porot në Gjykatën Themelore Veles. Këshilli votoi zgjedhjen e tetë gjykatësve porot të Gjykatës Themelore Veles.

Këshilli Gjyqësor solli vendim për ndërprerjen e funksionit të 12 gjykatës porot të Gjykatës Themelore Penale Shkup për shkak të skadimit të mandatit. Ndërsa, Këshilli votoi për zgjedhjen e Emina Kosoviq për gjykatës porot në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Këshilli solli vendim që Ivan Kolevski, gjykatës i Gjykatës Themelore Manastir të caktohet në kryerjen e funksionit gjyqësor në Gjykatën Themelore Prilep në periudhën prej një viti.

Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski, i cili synon të shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, thotë se qëllimi është që gjyqtarët dhe prokurorët të zgjedhin anëtarët e tyre.

Duke qenë se shumë ekspertë dhe ambasadorë janë kundër kësaj ideje, ai thotë se është i gatshëm të diskutojë dhe pranojë idetë e tyre vetëm për të përmirësuar gjendjen në gjyqësor.

358
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 21:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
358
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?