Shqiptari shkencëtar në Amerikë, drejt rrugës për ilaçin për kancerin e zorrës së trashë | VIDEO

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 21:14

Shqiptari shkencëtar në Amerikë, drejt rrugës për ilaçin për kancerin e zorrës së trashë | VIDEO

Kevin Dervishi është nga ata të rinjtë shqiptarë që na bën të ndihemi krenar si popull me arritjet e tyre.

Një shkencëtar premtues, i cili jep shpresë për njerëzit me kërkimet e tij në fushën e bioteknologjisë mjekësore, në gjenetikën e kancerit.

Së fundmi Kevin ka përfunduar studimet e doktoraturës në Harvard ku fusha e tij e kërkimit ka qenë pikërisht për kancerin e zorrës së trashë.

28 vjeçari ka arritur të studionte mutacionin gjenetik që shkakton këtë lloj kanceri për t’i hapur rrugë kështu trajtimit të dedikuar të pacientëve.

Kevin po ecën në hapat e familjes së tij, ku gjyshi i tij Qevqep Kambo ka qenë ndër njerëzit e pakët të vyer që kanë kontribuar në fushën e shkencës në Shqipëri.

Nëna e tij, gjithashtu një kërkuese shkencore në fushën e bioteknologjisë që sot punon në SHBA dhe djali i profesorit të Universitetit të Kalifornisë të San Diegos.

Kështu, Kevin, shqiptari i lindur në SHBA, u rrit mes një lëmi të gjerë të studiuesve, profesorëve e risive të bioteknologjisë.

Për A2 CNN ai tregon se ka studiuar gjuhën shqipe në universitetin e Harvardit, nismë e cila emocionojë mamanë e tij.

Kevin është i martuar me Bellin, një avokate amerikane, e cila është dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët. Madje dhe në dasmën e tyre nuk harruan kostumin popullor shqiptar./A2CNN

3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 21:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?