Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi mbi një mln euro nga mashtrimet me tenderë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 19:38

Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi mbi një mln euro nga mashtrimet me tenderë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka kryer bastisje në një shtëpi private dhe hapësira të tjera dhe ka iniciuar procedurë kundër një personi, për të cilin dyshohet se ka kryer veprën penale dhe ka arritur pasuri të kundërligjshëm në vlerë prej 73.7 milionë denarë, përkatësisht mbi një milion euro. Urdhëri për bastitsje në këto hapësira është dhënë nga ana e gjykatësit të procedurës parpake, në lidhje me kallëzimin penal të dorëzuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i procedurën për thirrje publike, dhënie e kontratës për prokurim publik ose partneritet publiko privat”.

MPB

“Zyrtarë policorë të Njësisë kundër Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik në SPB Shkup në koordinim me zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë kundër Krimit nga BSP-ja e MPB-së, me urdhër për bastisje të banesës dhe lokaleve tjera, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, kanë kryer kontroll hetimor në banesën e personit S. V. nga Shkupi, dhe pas urdhrit të lëshuar për bastisje të objektit afarist të personit juridik me seli në fshatin Batincë në lidhje me kallëzim penal për vepër penale të kryer sipas nenit 275-c të Kodit Penal “keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie e kontratës për furnizim publik apo partneritet publiko – private”, ende po mblidhen prova shtesë që vërtetojnë dyshimin për veprën e kryer që i ngarkohet të denoncuarit”.

Sipas mediave, aksioni policor ka të bëjë me sigurimin e dokumentacionit të tenderëve të rrejshëm publik dhe certifikata të rrejshme ISO që lidhen me një kompani nga Shkupi.

/SHENJA/

237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?