Erdon Daci është futbollisti i ri i skuadrës së Deinzes, e cila garon në Divizionin e dytë të futbollit në Belgjikë. Sulmuesi 26 vjeçar vendosi të ndryshojë mjedisin, duke lënë skuadrën e Vesterlos dhe duke iu bashkuar skuadrës së Deinze-s.
Për këtë të fundit, Erdon Daci, ka firmosur kontratën njëvjeçare, me opsion që të vazhdohet bashkëpunimi edhe për një vit tjetër. Mediat belge raportojnë se Deinze, e cila është lidere aktuale në renditjen e Ligës së Dytë të Belgjikës, ka paguar dëmshpërblim në vlerë prej 650 mijë eurosh.
Kujtojmë se Erdon Daci ka regjistruar edhe një paraqitje për ekipin senior të përfaqësueses së Maqedonisë, duke shënuar një gol në këtë ecuri.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
6 Shtator, 2024 20:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.