Në Bllatë dhe Xhepishtë, për një muaj mbi 100 mijë udhëtarë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:28

Në Bllatë dhe Xhepishtë, për një muaj mbi 100 mijë udhëtarë

Pushimet verore ndikuan në rritjen e numrit të udhëtarëve në të dy vendkalimet kufitare në afërsi të Dibrës “Blatë” dhe “Xhepishtë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Sipas të dhënave të MPB-së, vetëm në muajin maj të këtij viti janë regjistruar mbi 103 mijë udhëtarë në dalje dhe hyrje.

Në vendkalimin kufitar “Blatë” kufirin e kanë kaluar mbi 97 mijë udhëtarë, nga të cilët mbi 50 mijë në hyrje dhe mbi 46 mijë në dalje.

Sipas MPB-së, vitin e kaluar në dalje – në gusht janë regjistruar 41 mijë, që do të thotë se ka rritje mbi 10 për qind, sidomos në dalje të shtetit. Rritja ka të bëjë me udhëtimet për në bregdetin shqiptar nga ana e shtetasve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa “Rruga e Arbërit” nga ana e Shqipërisë e ka bërë këtë vendkalim kufitare të dëshirueshëm pasi shkurton shumë rrugën Dibër-Tiranë, vetëm në 72 kilometra, ndërsa më parë ky udhëtim ka qenë 172 km. Dibranët dhe banorët të Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit për të udhëtuar në bregdetin shqiptar, sivjet kanë shfrytëzuar pikërisht vendkalimin kufitar “Bllatë” në afërsi të Dibrës, thonë zyrtarë të MPB-së për gazetën KOHA.

Në ndërkohë, në vendkalimin kufitar “Xhepishtë”, poashtu është regjistruar rritje e qarkullimit të udhëtarëve. Sipas policisë, këtë vendkalim kufitar lokal e kanë shfrytëzuar 6100 udhëtarë, nga të cilët për hyrje e kanë shfrytëzuar 3100 dhe për dalje diçka më shumë se 3000 udhëtarë. Ky vendkalim lokal kufitar aktualisht punon nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 20 të darkës.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?