Mbi 100 punonjës të spitalit të Tetovës mbeten pa paga!

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shtator, 2024 13:50

Mbi 100 punonjës të spitalit të Tetovës mbeten pa paga!

Mbi 100 të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës kanë mbetur pa paga për dy muaj rresht, një problematikë kjo e përsëritur në këtë institucion shëndetësor. Të punësuarit, të cilët kanë ngritur shqetësimet e tyre në disa media, refuzojnë të dalin publikisht për shkak të frikës nga rritja e presionit mbi ta. Pavarësisht se nuk kanë marrë asnjë pagesë, ata vazhdojnë të ofrojnë shërbime për qytetarët, ndërsa kontratat e tyre kanë skaduar tashmë për gati dy muaj.

Për këtë çështje, kemi kontaktuar udhëheqësinë e Spitalit të Tetovës, ku drejtori Agim Berisha refuzoi të fliste para kamerës. Megjithatë, në një deklaratë të shkurtër për Klan Maqedoni, ai pohoi se nuk ka vonesë në procesin e rinovimit të kontratave, duke shtuar se ato janë në shqyrtim dhe pritet të nënshkruhen së shpejti.

“Nuk ka vonesë në procesin e kontratave, ato janë në shqyrtim dhe besoj se në ditët në vijim do të nënshkruhen. Kemi bërë një kërkesë drejt Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e numrit të mjekëve për të siguruar funksionimin e plotë të spitalit,” deklaroi drejtori Berisha.

Megjithatë, ky problem nuk është i izoluar, pasi ankesat për vonesat në paga dhe mungesën e rinovimit të kontratave janë bërë të zakonshme në institucionet publike shëndetësore në Maqedoninë e Veriut. Kjo situatë ngrit pyetje serioze mbi qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor, efektet e mundshme në cilësinë e shërbimeve mjekësore, dhe mbi përgjegjësinë institucionale për të siguruar kushte pune të drejta për punonjësit e sektorit shëndetësor.

Kërkesat për më shumë personel mjekësor vijnë në një kohë kur spitali po përballet me një rritje të numrit të pacientëve, gjë që mund të ndikojë në cilësinë e shërbimeve të ofruara. Mangësitë në staf dhe problemet me pagat mund të çojnë në përkeqësimin e gjendjes në këtë institucion, duke vënë në rrezik shëndetin e pacientëve dhe moralin e punonjësve.

Në këtë drejtim, kërkohet një zgjidhje e shpejtë dhe efektive nga ana e institucioneve përkatëse, duke përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, për të stabilizuar situatën dhe për të siguruar që të drejtat e punonjësve të respektohen, ndërsa spitali vazhdon të funksionojë në përputhje me nevojat e qytetarëve. /tvklan.mk/

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shtator, 2024 13:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?