Mexhiti: Me VLEN-in është fillim i ri pasi ka kuadro të reja

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:08

Mexhiti: Me VLEN-in është fillim i ri pasi ka kuadro të reja

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i pyetur se çfarë ndryshime ka tani me  koalicionin “VLEN” në pushtet në krahasim me pushtetin e BDI-së, tha se ndryshimi nga më parë është se tani ofrohen kuadro pa hipoteka dhe bagazh politik. “Ne kur bëjmë një gabim, që është i natyrshëm në politikë dhe në jetë, kemi guximin ta pranojmë dhe të përmirësohemi, por nuk bëhet fjalë për gabime thelbësore dhe strategjike”, tha Mexhiti për “Zërin e Amerikës”.

IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

“Bëhet fjalë për një koalicion të ri të përbërë nga katër subjekte dhe atë të vetëm një viti më parë, që në thelb është një revolucion në skenën politike në Maqedoni. Pra, na duhet edhe pak kohë për t’u njohur dhe për të funksionuar nën ombrellën e “VLENIT”. Dallimi është se kuadrot e reja ofrohen pa hipotekë, pa bagazh dhe mendoj se Maqedonia ka një fillim të ri”.

Mexhiti tha se qeveria ka bashkëpunëtorë të cilët nuk bartin hipoteka nga e kaluara por janë të gatshëm të ballafaqohen me korrupsionin dhe të angazhohen për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

“Është mirë për proceset demokratike që ka ndryshime në kampusin shqiptar sepse për një kohë të gjatë ka pasur një parti të fortë politike që ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet, gjë që nuk është karakteristikë e shteteve demokratike dhe ka pasur një opozitë të ndarë. Tani në kampusin shqiptar janë dy blloqe dhe konkurrojnë në ide, në programe, në platforma, nga të cilat përfitojnë edhe shqiptarët, por edhe i gjithë vendi, sepse gara do të kontribuojë në një standard më të mirë, arsim më të mirë, shëndet më të mirë edhe në kampusin shqiptar”.

I pyetur nëse si koalicion synojnë t’i bëjnë presion VMRO-DPMNE-së për zhbllokimin e procesit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Mexhiti thotë se po punojnë me ta dhe me partnerë strategjikë për ta përshpejtuar këtë proces, i cili, siç tha, është në interes të të gjithë qytetarëve. /SHENJA/

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?